Zyra e kryetarit në funskion të propagandës partiake

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përdor zyrën e kryetarit të komunës për propaganda partiake.

“PDK veprimet e tilla i konsideron të papranueshme, njëkohësisht të dëmshme dhe të rrezikshme për zhvillimin e institucioneve në vendin tonë, sepse kjo zyre duhet të shërbejë për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve pa dallime politike e partiake dhe jo të militantëve partiakë”, thuhet në reagim.

PDk thotë se kryetari Latifi, edhe njëherë e dëshmoi se është keqpërdorues i madh, i cili nuk din se çka janë dhe për çka në të vërtetë shërbejnë institucionet!

Në reagim përfshihet edhe fotoja e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, që në cilësinë e kryetarit të AAK-së i ka uruar mirëseardhjeje në parti anëtares më të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *