Blegtoria vazhdon të mbetet një ndër sektorët me potencialin më të madh në bujqësi

Zavendër ministri i Bujqësisë Bajram Kastrati e ka vizituar stallën me 500 krerë dele të Murtez Xhemajt në lagjen Bajram Curri, i cili me  investimet vetanake, në Prizren ka arritur që të ndërtoj stallën, gjë që ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Pas vizitës zv ministri thotë se Murtez Xhemaj e ka njoftuar se ka probleme me dorëzimin e qumështit, dhe si pasojë e kësaj të gjithë qumështin e bënë djath.

Ai gjithshtu e paraqiti një kërkesë për stallë sepse do të ketë shtim të krerëve deri në 600  ndërsa është i gatshëm që infrastrukturën rrugore ta bëjë vet. Ai poashtu e kanjoftuar zv ministrin, se është i interesuar të bëjë një fabrikë për përpunimin e djathit. Momentalisht i ka të angazhuar 7 punëtorë në biznes dhe pritet që të ketë edhe rritje të numrit të punëtorëve nëse i plotësohen kërkersat që na i parashtroj.

Zv ministri Bajram Kastrai njofton se gjatë këtij takimi u diskutua për bashkërendim të politikave, projekteve dhe aktiviteteve që janë të lidhura ngushtë me fushën e blegtorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *