“Zgjate dorën e bamirësisë” dhuroi 80 pako ushqimore për familjet në nevojë

Kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxhaj vazhdon me aksionet humanitare, duke iu dal në ndihmë familjeve në nevojë.

Ai njofton se me ndihmën e donatorëve janë ndihmuar 80 familje ndërsa fton të gjithë ata që kanë mundësi që të bëhen dhurues të gëzimit për familjet në nevojë, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit!

Njoftimi i plotë:

Sot për nder të “Natës së Madhe të Kadrit”, në kuadër të aksionit humanitar ” Zgjate dorën e bamirësisë ” dhuruam 80 pako ushqimore për familjet nevojtare.

Regjioni ynë Prizreni dhe lagjet e qytetit, fshatrat e regjionit te Zhupës ishin vendet ku u bë shpërndarja e këtyre pakove ushqimore.

Falenderojmë kontribuesit vullnet-mirë që mundësuan këtë aksion humanitar, tashmë tradicional!

Mbesim me shpresën që në ditët vijuese, mundësia për ndihmë të familjeve nevojtare të jetë edhe më e madhe se sa këto 80 pakot e dhuruara sot.

Bëhu dhurues i gëzimit për familjet në nevojë, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *