Zambaku…” do të mbahet me 29 qershor, mund të mos mbahet ?

Komisioni i themeluar nga kryetari i Komunës e ka caktuar datën 29 qershor si datë kur do të mbahet edicioni i 30 i Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Ky vendim i Komisionit i bë i ditur në konferencën për medie të mbajtur sot.

Në anën tjetër Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përmes zyres së prokurimit ka shpallur tender “për organizimin e edicionit të 30 të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Tenderi ende nuk është mbyllur, dhe nuk dihet ende kush do ta fitojë “Organizimin e Festivalit Zambaku i Prizrenit”

Në pyetjen e Gazetës Prizreni Sot, se çka do të ndodh nëse ndonjë operator do të bëjë ankesë pas përzgjedhjes së fituesit, fjalë për fjalë u tha…

“Do të shtyhet për në shtator….”

Edicioni i 30 i Festivalit “Zambaku i Prizrenit” sipas organizatorit pritet të mbahet me 29 qershor, por vetë organizatori e pranon se mund edhe të mos mbahet.

Kjo i ndodh “Zamabkut…” nw edicionin e 30./prizrenisot.com/ r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *