Zafir Berisha: Fushata e orkestruar kundër luftës, do ta dëmtoj ADN e shtetit të Kosovës

“Kosova vërtetë është e lirë si rezultatë i luftës titanike të UÇK-së dhe gjakut të derdhur të atyre që sot janë dëshmorë dhe martirë!, thotë Zafir Berisha por shton ai “barkëqitja sllave po kundërmon ende në Kosovë deri edhe në  publik ku po bëhet një luftë e papar speciale kundër bartësve te vlerave çlirimtare të këtij vendi për interesa meskine të politikës ditore…

Reagimi i plotë:

Kosova vërtetë është e lirë si rezultatë i luftës titanike të UÇK-së dhe gjakut të derdhur të atyre që sot janë dëshmorë dhe martirë!

Por siç po shihet barkëqitja sllave po kundërmon ende në Kosovë deri edhe në  publik ku po bëhet një luftë e papar speciale kundër bartësve te vlerave çlirimtare të këtij vendi për interesa meskine të politikës ditore…

Ata që gjatë luftës kanë qenë me ,,pampersa,,  dhe soji i atyre që bashkëpunuan dhe qitën në pritë të forcave serbe shumë luftetarë të lirisë, duhet të kenë të qartë se nuk jemi mposhtur as nga Serbia nuk do të mposhtemi as nga mbeturinat e tyre dhe adoloshenca politike dhe papjekuria e injorantëve të caktuar!

Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbis nga gjykata politike e Hagës e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia e Rusia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijra qytetarë të vrarë dhe të masakruar nga aparati shtetror i Serbis.

Më në fund, dikush po i korrë “frutet” e luftës speciale 20 vjeqare kundër vlerave të UÇK-së dhe ekspenentëve të saj!

Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve të UÇK-së dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, heshtje e cila nuk do ta dëmdojë individin siç pretendojn disa legena që janë llymi i shoqërisë, por do ta dëmtoj ADN e shtetit të Kosovës !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *