Zafir Berisha: Është momenti kur duhet t’i lëmë anash inatet personale karshi interesit të vendit

Ofenziva politike e diplomatike që është në rritje kohëve të fundit nga qarqe të caktuar për dobësimen e pozicionit të Kosovës në bisedimet finale me Serbinë, besoj se është mesazh i mjaftueshëm që klasa politike në  Kosovë ta kuptoj se është momenti që t’i lemë anash inatet personale e meskine karshi interesit të vendit që duhet të jetë në rend të parë, shkruan Zafir Berisha, zv. ministër i mbrojtjes njëherit kryetar i Degës së Nismës në Prizren.

Ai më tej thotë se përpjekjet për të dëmtuar shtetin e Kosovës dhe pozicionin e saj në këto momente delikate, duke sulmuar ADN e këtij shteti, do dështojnë si shumë projekte tjera ogurzeza!

Kryeministri Hoti dhe gjithë të tjerët besoj e dijnë mirë se nuk ka bisedime me Serbinë pa UÇK-në në tavolin e bisedimeve.

Ndërsa “skenarët dhe skenaristët”  që po mundohen me shantazhu përmes gjykatës politike të Hagës si dhe me e shmangë atë që bëri historinë e Kosovës, duhet ta dijnë atë që thotë populli: “nuk bëhet pazarë pa hangjinë…!

Gjakovarët e kanë një shprehje kur shkojnë me ble diçka “e ke bë vetë apo ta ka lenë baba”!!!, e përfundon reagimin e tij Zafir Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *