Xhavit Ukaj bën thirrje për mobilizim të të gjitha strukturave dhe aktivistëve të LDK-së

Asambleisti më i votuar në Komunën e Prizrenit njëherit kandidat për deputet nga radhët e LDK-se, Xhavit Ukaj, bën thirrje për mobilizim të të gjitha strukturave dhe aktivistëve të LDK-së.

“Si parti shtet formuese, me vlera dhe me potencial të madh, Kosovës si kurrë me parë i duhet LDK-ja”, thotë Ukaj. Ai thekson se është koha dhe momenti i duhur që Kosova të qeveriset nga LDK-ja, andaj kërkon që të bëhet fushate korrekte dhe të kërkohet vota derë me derë tek secili votues, në mënyrë që ta rikthejmë LDK-në aty ku edhe e ka vendin si parti e pare.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *