Vrau e dogji kufoma në Krushë të Vogël, Darko Tasiq dënohet me 22 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 22 vite burgim të akuzuarin për krime lufte, Drko Tasiq.

Për pikën e parë të aktakuzës, Tasiq u dënua me 7 vite burgim, kurse për atë të dytën me 15 vite burgim.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.

Në njoftimin e Gjyjkatës Themelore thuhet:

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  D.T., nga fshati Krusha e Vogël, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullatës civile e paraparë dhe e dënuar me nenin 142 në ndërlidhje me nenin 22 të KP-së të Republikës Socialsite Fedarative të Jugosllavisë (KPRSF) të datës 28 shtator 1976 dhe aktualisht me nenin 152,parag.2.2 lidhur me neni 31 të KPK-së së bashku me nenin 3 (c) i përbashkët për Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, neni 4 (2) (e) dhe (G) dhe (13) të protokollit II  të datës 08 qershor 1977, shtojca e Konventave të Gjenevës së vitit 1949 si dhe ligjeve dhe normave të Ligjit Ndërkombëtar Zakonor.

Të akuzuarin me iniciale D.T.gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar  me dënimin UNIK me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 22 (njëzetedy) vite  në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2017 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *