Vjosa Osmani: Në qeverinë time asnjë cent i vetëm i buxhetit të shtetit nuk do të keqpërdoret.

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, në takimin nw lagjen Ortakoll në Prizren ka thënë se në qeverinë qw do ta udhwheq ajo, asnjë cent, as edhe një cent i vetëm i buxhetit të shtetit nuk do të keqpërdoret.

”Taksat tuaja do tu rikthehen ju, me shërbime që përmirësojnë jetën e çdo qytetari pa dallim ngjyrimi politik, religjioz, etnik, moshe e gjinie apo rajoni se prej nga vini.

Për mua funksionimi i shtetit lidhet me funksionimin e jetës së qytetarëve.

Një shtet funksional është kur dita dhe viti i një qytetari është i përballueshëm edhe në aspektin e mbrojtjes, por edhe në aspektin financiar”

Në mes entuziazmit të qytetarëve të lagjes ortakoll me duartrokitje e brohoritje pa fund “Vjosa, Vjosa..”, ajo ka shtuar se;

“Ne planifikojmë që të kemi një program nacional të kursimeve qeveritare i cili do ta eliminojë luksin. Nëse ne i rishikojmë skemat e dëmshme; atëherë kursehen 100 milionë euro në vit. Kjo automatikisht i jep komoditet Qeverisë së ardhshme që të investojë në fusha të ndryshme që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve, sigurinë në vend dhe hapnin përspektivë për të rinjtë e të rejat e mrekullueshme të Kosovës!”

Vjosa Osmani më pas ka shtuar se është e dashuruar me Prizrenin, me kulturën e qytetarëve që pasqyrohet bukur me funksionimin brilant të bashkëjetesës mes etnive që jetojnë këtu.

“A ka gjë më të bukur se kjo, a ka gjë më njerëzore se të bashkëjetosh në harmoni të plotë me fqinjin që flet tjetër gjuhë apo ka të tjera dallime nga ti. Ky është Prizreni që na bënë ta duam aq shumë, me bujarinë, fisnikërinë e zemergjerësinë e qytetarëve prizrenas.

Ju faleminderit Ortakoll, faleminderit Prizren!”, ka përfunduar fjalen e saj para qytetarëve të lagjës Ortakoll, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *