Vjosa Osmani me Anton Qunin në Kullën e Boletinit

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka qëndruar në Boletin të Mitrovicës ku edhe e ka vizituar Kullën e Isa Boletinit.

Ndër zyrtaret tjerë të LDK-së me Vjosa Osmanin ne Kullën e Isa Boletinit ishte edhe kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, kandidati për deputet, Anton Quni.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga kulla e heroit u dëgjua zëri i mosprekjes së kufijve dhe mbrojtjes së sovranitetit.

Ajo ka thënë po ashtu se zgjedhjet e 6 tetorit do të rikonfirmojnë se vetëm LDK-ja i ka dalë dhe do t’i dalë zot Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *