Vjedh në veturë, 1 vit burg dhe gjobë 500 euro

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  A.K. nga Prizreni,  për shkak të  veprës  penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1. lidhur me nenin 31. të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale A.K.nga  Prizreni,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind ) euro,

Me datën 10.12.2014, rreth orës 13.00, në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëkryerje, shfrytëzon momentin e volitshëm, në atë mënyrë që me forcë dhe me mjetë të fortë hapin veturën e të dëmtuarit me iniciale E.H. ku nga aty marrin sende me vlerë, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë dëm  material.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *