Vjedh në një Klub fitnesi, dënohet 2 vite burg dhe gjobë 700 euro

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  A.A. nga Prizreni,  për shkak të  veprës  penale  vjedhje e rëndë  nga neni 327 par.1 nën para.1.1  të KPRK-së.

I  akuzuari me iniciale A.A.nga  Prizreni,gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) viteve, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 700,00 (shtatëqind) euro.

Në njoftimin e Gjykatës themelore bëhet e ditur se me datën 14.03.2018 dhe 15.03.2018, në orë të pacaktuar, në Prizren në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” pikërisht në klubin e fitnesit “Poëe Hause”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurin e luajtshme  e të dëmtuarit me iniciale Sh.F, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm mos prezencën e të dëmtuarit dhe duke përdorur forcën e hap derën hyrëse të klubit dhe nga aty merr sende me vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *