Visar Islamaj: Mytaher Haskuka, ky shkatërruesi i Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit

Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së Visar islamaj e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskukën se nga një “premtues” për investime kapitale në Qendrën Historike, u shndërrua në një shërbyes të verbër të rrënuesve qoftë me mos veprim në përmbushjen e detyrave zyrtare apo edhe duke vepruar kundërligjshëm, kinse në emër të mbrojtjes së jetës së qytetarëve nga shembjet eventuale të këtyre ndërtesave.

Reagimi i plotë:

Mytaher Haskuka, në zotimet e tij elektorale, më shumë se 10% të tyre, ia kushtoi trajtimit të problemeve më të cilat, ndër vite ballafaqohej Qendra Historike e Prizrenit. Gjithashtu edhe në shumë debate elektorale me entuziazëm të pa parë premtonte e mashtronte qytetarët e Komunës së Prizrenit, se në fokus kryesor të qeverisjes së tij do të jenë investimet kapitale në qendrën historike të Prizrenit.

Por çka ndodhi në këto tre vite të qeverisjes së Haskukes?! Në fakt Qendra Historike e Prizrenit është katandisur si është më keq. Ajo është lënë në mëshirën e fatit në njërën anë, dhe të rrënuesve në anën tjetër. Shumë më i hidhur dhe më i papranueshëm është fakti se zyrtarë të lartë institucional të Komunës së Prizrenit, vihen verbërisht në shërbim të rrënuesve, qoftë me mos veprim në përmbushjen e detyrave zyrtare apo edhe duke vepruar kundërligjshëm, kinse në emër të mbrojtjes së jetës së qytetarëve nga shembjet eventuale të këtyre ndërtesave.

Për fatin e keq të tyre nuk e kuptojnë apo edhe nuk duan ta dijnë së pikërisht këta drejtues instutcional do të duhej të viheshin në mbrojtje të së kaluarës sonë trashëgimore, jo vetëm duke mos lejuar që të dëmtohen e shkatërrohen asetetet e çmuara që përfaqësojnë të kaluarën e qytetit tonë, por duke investuar buxhet të mjaftueshëm me qëllim të restaurimit dhe konzervimit të këtyre ndërtesave në Qendrën Historike sipas dispozitave dhe detyrimeve ligjore.

Çuditërisht, njeriu i parë i qytetit që mori besimin e qytetarëve për ta drejtuar dhe administruar komunën tonë edhe pas tre viteve në qeverisjes lokale nuk ka treguar asnjë shenjë përkushtimi dhe vullneti politik për ta përmirësuar gjendjen, përkundrazi e ka katandisur edhe më shumë Komunën e Prizrenit, veçanërisht Qendrën Historike. Pa vullnet politik, qasje profesionale dhe trajtim të mirëfilltë të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore nuk ka përparim dhe zhvillim të një populli. Andaj, ky mosvullnet po vërehet e po dëshmohet përditë e më shumë, duke parë që në buxhetin e Komunës së Prizrenit nuk është paraparë asnjë zë buxhetor për ndërhyrje restauruse- konzervuese në asestet e Trashëgimisë Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit.

Dikush edhe mund të mos ketë qenë edhe aq i kënaqur me qeverisjen e PDK-së, por investimet publike e me theks të veçantë ato në Qendrën Historike nuk kanë munguar. Mund të ua rikujtoj investimet në rrugën e “Farkatarëve”, projekt i cili është realizuar në bashkëpunim me donator, rrugën “Shuaip Spahiu”, “Sheshin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, fasadimin dhe mirëmbajtjen e shumë ndërtesave në kuadër të Qendrës Historike të Prizrenit, e shumë projekte të tjera. Fatmirësisht këto vepra ende jetojnë!

Së fundmi Myta, do duhej që ta kuptojë se me postime në fcb nuk bëhet qeverisja. Qeverisja e mirë dhe në dobi të qytetarëve bëhet vetëm me vendime të guximshme politike dhe menaxheriale.

Fatbardhesisht qyetarët e Komunës tonë duhet të kenë shpresë, koha e tij po ikën e po përfundon. Prizrenit së shpejti do t’i rikthehet fryma e zhvillimit dhe e rimëkëmbjes.

#PartiaDemokratikeeKosovës

#rimëkëmbjakombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *