Visar Islamaj: Ëshët e lig me fol sot për asfalt, detyrë e Qeverisë është marrja e vendimeve konkrete për uljen e numrit të të infektuarve

Përmes një reagimi në faqen e tij, sekretari I Degës së PDK-së Visar Islamaj thotë se “Qeveria ka devijuar nga thelbi i çështjes për ta trajtuar pandeminë, është e ligë sot me fol për asfalt, e me dal me i inspektu kafiqat se a po i rrespektojnë rekomandimet e Institutit apo jo. Detyrë parësore e qeverisë është me marr vendime konkrete për uljen e numrit të të infektuarve dhe rrjedhimisht uljen e numrit te atyre që përfundojnë me fatalitet”.

Reagimi i plotë:

Institucionet e Kosovës në rolin e SHC-ve.

Ku janë rezultatet e gjithë atyre trupave këshilldhënës që u krijuan nga dy qeveritë, asaj që iku dhe kësaj që erdhi, numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet, kurse të njëjtit me refrenin e njëjtë, mbajeni distancën, mbani maska, mos i frekuentoni kafiqat, mos shkoni në namz etj.

Të thirrur si ekspertë, ndoshta do të ishte më mirë me dalë me rekomandime se cilat protokole të terapive me u përdorë për pacientët, nga ana e mjekeve, të cilët janë duke dhënë aq sa po munden nga vetja për të ju dalur në ball pcientëve që kërkojn ndihmë ( këtë e them nga ankesat e shumta të familjarëve që po i ndëgjojm për trajtim jo të duhur me terapi).

Qeveria ka devijuar nga thelbi i çështjes për ta trajtuar pandeminë, është e ligë sot me fol për asfalt, e me dal me i inspektu kafiqat se a po i rrespektojnë rekomandimet e Institutit apo jo. Detyrë parësore e qeverisë është me marr vendime konkrete për uljen e numrit të të infektuarve dhe rrjedhimisht uljen e numrit te atyre që përfundojnë me fatalitet.

Nuk është keq me marr model një vend fqinjë, Republikën e Sllovenisë, e cila me veprimet e ndërmarra, brenda ditës nga 900 testime nuk i kalon numri 25 i të infektuarve.

Pra, na duhet qeveri dhe lidership konkret në drejtimin e ketij vendi për të dalur nga situata e rëndë në të cilën gjendemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *