Vdesin dy mjek Kosovar, ishin të infektuar me Covid 19

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se ka vdekur kirurgu Ali Tolaj, pas infektimit me COVID-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Spitali ka bërë me dije se Tolaj që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke u shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti,koleget,gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

Edhe reumatologu Sylejman Rexhepi ka vdekur mëngjesin e sotëm, pas infektimit me COVID-19. Përveç COVID-19, Rexhepi kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin për mediat qëndrore e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu.

“Ka qenë në gjendje të rëndë qe dy javë në Intensivë në mjekësinë sportive dhe fatkeqësisht sot në mëngjes më njoftuan kolegët që kanë qenë atje kujdestarë se ka ndërruar jetë. Ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, ka qenë me hipertension”, ka thënë Kryeziu..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *