Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të enjten në mëngjes në Prizren. Një person atje derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. I njëjti ka vdekur në emergjencën e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve.

NJoftimi i Policisë:

“Prizren, 30.07.2020-10:15. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Derisa viktima ka arritur në emergjencën e Prizrenit ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor   Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *