Thirrja për mirëkuptim, alarmi i fundit i gastronomëve në Prizren

Si në gjithë vendin edhe në Prizren gastronomia është në situat të vështirë. Izolimi rreth tremujor dhe masat e reja të qeverisë me kufizimin e lëvizjes nga ora 21 po e gjunjëzojnë gastronominë edhe në Prizren.

Shumë lokale rrezikojnë mbylljen, të tjera kanë nisur të largojnë punëtorët, ndërsa të gjithë po mendojnë në shkurtimin e vendeve të punës.

Gastronomët pohojnë së në këtë situatë me masat e reja është e veshtirë mbijetesa.

Gatsronomët që janë në objekte me qira, e kanë gati të pamundshme mbijetesën, kështu që shumë lokale po e mendojnë edhe mbylljen e biznesit.

Në një lokal në qendër të qytetit pronari është shtrënguar që në kohë të pacaktuar t’i largoj punëtorët, të cilët me dekada kanë punuar në lokalin e tij, sepse thotë ai është e pamundshme të ju sigurohet paga.

“Shumë keq u ndjeva dhe shumë i vështirë ishte çasti kur u detyrova të ua komunikoj se nuk mund ta ua siguroj pagën në fund të muajit” tha ai në kushte anonimiteti.

Sigurimi i shpenzimeve mujore mbetet beteja e këto ditshme e gastronomëve.

Të goditur nga masat e reja të qeverisë shprehen edhe ne retaurantin familjar “Beska”.

Pronrarët e këtij restauranti familjar kanë qëndruar afër punëtorëve tërë kohën.

“Humbja e vendit të punës do të ishte shumë e vështirë sepse edhe ata kanë familje shumica janë të martuar dhe do ta përjetonin rëndë, humbjen e vendit të punës por jemi në situatë shumë të vështirë, thotë Besim Shkreli.

Rreth 60 punëtorë punojnë në reastaurantin familjar “Beska” ndërsa kufizimi më i ri e ka vështirësuar situatën.

“ Të gjitha masat e qeverisë i respektojmë. Pastrimin e dezinfektimin, distancën, maskat dhe punojmë në ambient të hapur, kështu që duhet të na lejohet të punojmë deri në roën 24 që të mund t’i ruajmë vendet e punës të të gjithë punëtorëve. Ne punojmë në këta muaj të verës prandaj nëse edhe në këtë kohë kemi ndalesa do të jetë vështirë në muajt në vijim” thotë ai, duke e shprehur brengën nëse nga rrethanat do ta detyrohet që t’i shkurtoj vendet e punës.

Në situatë të njëjtë shprehen edhe shumë pronarë të tjerë të lokaleve. Gastronomët thonë se kjo është thirrja e fundit alarmuese e tyre për mirëkuptim nga Institucionet shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *