Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e testimeve për COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga 420 mostra të marra, 181 kanë rezultuar pozitive. Ndërkaq, tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus

Sipas njoftimit të MSh-së, numri i vdekjeve ka shkuar në 158, nga 150 sa ishte të mërkurën.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

MSh ka bërë të ditur se janë shëruar 136 pacientë, derisa numri total i të shëruarve ka shkuar në 3 mijë e 505.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *