Testi i maturës, përqindja e kalueshmërisë del të jetë 66.64% e cila është më e ulët se vitin e kaluar (73.26%)

Mbi 27 mijë nxënës i janë nënshtruat testit të maturës këtë vit.

E rreth 17 mijë e gjysmë prej tyre kanë arritur të kalojnë këtë test.

Përqindja e kalueshmërisë del të jetë 66.64% e cila është më e ulët se vitin e kaluar (73.26%)

Ani pse shumica e nxënësve në Kosovë vazhdojnë studimet në drejtimin e Ekonomisë, në rezultate u pa se përqindja për këtë lëndë ishte më e ulëta me rezultat 34.88 %.

Gjithashtu këtë vit nxënësit shihet të kenë më shumë njohuri ne Gjuhën Angleze.

Ani pse Ministri po konsideron se procesi i monitorimit për vitin 2019 ishte në rregull, parregullsitë nuk munguan. Edhe këtë vit nxënësit kopjuan lirshëm përmes rrjeteve sociale.

Masa u morën edhe ndaj administruesve.

Pesë prej tyre të cilët nuk e kanë kryer detyrën si duhet janë dënuar me mos ushtrim te përhershëm dhe me kundërvajtje prej 300 euro.

Kurse tri të tjerë janë dënuar vetëm me mos ushtrim të përhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *