Tenderi për dhënien me qira të lokaleve të Komunës së Prizrenit raportohet në Njësinë e Policisë së Krimeve Ekonomike (4)

Së paku në një rast në tenderin për ndarjen me qira të lokaleve pronë e Kuvendit Komunal, Komisioni ka vendosur që kushti kryesor, ai i çmimit më të lartë për metër katror, të mos vendos për fituesin.

Vetëm në këtë rast sipas personazhit që pretendon se është dëmtuar, buxheti i Komunës së Prizrenit dëmtohet me mbi 17 mijë euro.

B.Sh (emër i njohur për redaksinë) i përdorë të gjitha rrugët ligjore për ta kontestuar vendimin e Komisionit për ndarjen e lokaleve, me pretendimin se e ka dhënë çmimin më të madh për metër katror dhe ndonëse Komisioni për ankesa në Kuvendin Komunal i jep të drejtë, Komisioni për ndarjen e lokaleve vazhdon të qëndroj në njoftimin e datës 17 janar, i cili nuk është bërë asnjëherë publik për B.SH, dhe e shpall fitues ofertuesin me çmim më të vogël..

Rastin e paraqet në OSHP nga ku merr përgjigje se lënda nuk është në kompetencat e tyre dhe udhëzohet që lëndën ta dërgoj në Gjykatën administrative.

B.Sh. vepron sipas këtij udhëzimi dhe e paraqet lëndën në Gjykatën Administrative dhe gjithashtu e raporton rastin në Njësinë e Policisë së Krimeve Ekonomike.

B.SH. është i vendosur që betejën ta vazhdojë deri në fund, sepse beson se është fitues i tenderit,

Prizreni Sot ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare për tërë dosjen e këtij tenderi me qëllim që të mësohet e vërteta për të gjitha rastet.

Gjithashtu janë adresuar pyetje në adresë të drejtorisë përkatëse./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *