Të rinjtë e LDK-së me Vjosën kryeministre

Pas disa takimeve mobilizuese, rreth 200 të rinj të LDK-së në Prizren janë mbledhur sot para zyres së Degës së LDK-së në një mbrëmje rinore  në përkrahje të Vjosa Osmanit kryeministre.

Kryetari i Shtabit zgjedhor në Degën e LDK-së në Prizren, Hanefi Muharremi, i ka falenderuar të rinjtë duke u shprehur se kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani në fokus e ka rininë dhe programi i saj ofron plan konkret per zhvillim ekonomik dhe krijim te vendeve stabile të punës për të rinjtë e të rejat.

Në anën tjetër, me mesazhin: “LDK me Vjosën kryeministre -shpresa jonë”, të rinjtë janë zotuar se deri më 6 tetor do të komunikojnë më të rinjtë dhe jo vetëm në promovimin e programit udhëheqës të LDK-së me Vjosën kryeministre. Ata u shprehën të sigurt në fitoren e LDK-se dhe Vjosa Osmanit, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *