Të premten në Prizren, ministri Kujtim Gashi merr pjesë në disa aktivitete

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të premten në Prizren do të jetë pjesë e disa organizimeve të Ministrisë që e udhëheq.

Në orën 10, Ministri Kujtim Gashi do të takohem me kryetarin e Komunës së Prizrenit me të cilin do të nënshkruajnë disa memorandume bashkëpunimi, ndërsa menjëherë pas këtij takimi, ministri Gashi do ta vizitojë Stadiumin “Përparim Thaçi”

Pas vizitës në stadium ministri Gashi, në orën 11, do ta vizitojë Pishinën Olimpike, ndërsa në orën 13 në Zym të Hasit, ministri Kujtim Gashi do të merr pjesë ne përurimin e Shtëpisë së Katarina Josipit në Zym./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *