Të hënën Liria nis me përgatitjet për edicionin e ri

Edicioni i ri 2020/21 pritet të nis në shtator, ndërsa Liria nis të hënën me përgatitje për këtë edicion.

Drejtuesit e klubit bashkë me shtabin teknik, kanë planifikuar që të hënën në ora 17.00 të nisin përgatitjet, ku synim do të jetë kthimi në elitë.

Për këtë duhen përgatitje dhe angazhim i gjithanshëm.

Liria, në fakt gjatë tërë pjesës pranverore nuk kishte pushuar së stërvituri, duke shpresuar në një rikthim të kampionatit.

Nga data 5 korrik shtabi teknik nën drejtimin e Skender Shengylit dhe një pushim 15-të ditor, për tu rikthyer këtë të hënë me synim të qartë.

Ndonëse, pjesa pranverore nuk gjeti fundin në fushë ashtu siq do të duhej, shkaku i Pandemisë FFK pezulloi me 27 maj këtë pjesë.

Liria paraqiti një sërë ankesash, duke kërkuar të drejtat e saja në rrugë ligjore.

Liria, doli e hendikepuar në rrugën drejt synimit, por kjo s’ do ta dekurajojë në arritjen e objektivave në edicionin e ri.


Drejtues të klubit bëjnë të ditur se krahas ruajtjes së skeletit të skuadrës do të ketë dhe përforcime cilësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *