Talenti i basketbollit nga Prizreni

I ka 17 vjet. Luan në pozitën 1. Shquhet për precizitet të lartë në gjuatje nga të gjitha pozitat ndërsa dallohet me shenimet për tri pikë.

Me një teknikë të admirueshme.. eksploziv në parket.

I disciplinuar dhe me karakter të lartë sportive…

Janë këto  veç disa nga karakteristikat e talentin të basketbollit nga Prizreni.

Ky është Arbër Rushiti, për të cilin dashuria më e madhe e jetës është basketbolli.

Fshetësitë e basktbollit nisi t’i zbuloj që në moshën 7 vjeçare në Shkollën e Basketbollt “Junior 06”.

Arbëri i ka 17 vjet, dhe pas vetes ka një karierë të shkëlqyeshme, deri në angazhimet me grupmoshat e përfaqësueses së Kosovës.

Ai vinin e kaluar me ngjyrat e Ponte Prizreni, shënoi pikët e para si senior në ndeshje me Sigal Prishtinën.

Arbëri ësstë I gjatë 185 centimetër ndërsa shquhet për precizitet të lartë dhe teknikë të përsosur, prandaj interesim për të kanë shfaqur Klube nga Shkupi dhe Kumanova.

Arbër Rushiti deri më tani përpos ngjyrave të KB “Junior 6” me grupmoshat e reja i ka mbrojtur edhe ngjyrate  KB Bashkimi dhe së fundit të skuadrës prizrenase të basketbollit Ponte Prizreni.

Gjatë Kampionatit të kaluar Arbëri është angazhuar në tri kompeticione. Në Superligë në disa ndeshje është aktivizuar me ekipin e parë të Ponte Prizrenit. Ka luajtur me ekipin e grupmoshave të junirove (Ponte Prizreni), dhe ne skuadrën Megabasket që garon në ligën e dytë është angazhuar në ekipin e siniorëve.

Arbër Rushiti është talenti i të sotmes, ndërsa e e ardhmja e basketbollit tonë. /Prizreni Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *