Stuhia gjeomagnetike do të godasë Tokën, sa jemi larg nga “fundi i botës”

Dritat e Polit të Veriut (Aurora Borealis) – fenomen spektakolare vizual që mund të shihet në Rrethin Arktik, mund të shihen në pjesë të tjera të botës në ditët e ardhshme si rezultat i stuhisë gjeomagnetike që do ta godasë Tokën.

Ekspertët nga Instituti Kombëtar për Oqeani dhe Atmosferë (NOAA) dhe agjencitë meteorologjike amerikane thonë se stuhia është me intensitet të moderuar, por e mjaftueshme për të bërë që dritat e veriut të shihen me sy të lirë në Kanada dhe në veri të SHBA-së.

Stuhia gjeomagnetike është një fenomen që ndodh për shkak të ndryshimeve në magnetosferën e Tokës. Kjo ndodh për shkak të përplasjes së erës diellore – apo grimcave që kalojnë nëpër sistemin diellor dhe fushës magnetike të Tokës.

Stuhia krijohet me hedhjen e masës koronare, përkatësisht emetimin e plazmave diellore, të cilat udhëtojnë nga zona diellore me fusha të forta magnetike.

Nevojiten ditë që stuhia të arrijë Tokën, por ajo do ta godasë planetin tonë në mënyrë më agresive brenda 18 orëve.

Stuhia gjeomagnetike kësaj jave ka kontribuar në krijimin e tri shpërthimeve nga zona e diellit. Shpërthimet udhëtojnë nëpër univers dhe shkatërrojnë gjithçka në rrugën e tyre.

Kur të vijnë në Tokë, shpërthimi përballet me atome dhe molekula në atmosferën e saj. Kjo është pikërisht drita polare që shfaqet në pole. Në Polin e Veriut ajo quhet Aurora borealis, dhe në jug – Australis Aurora.

Për fat të keq, stuhitë e forta gjeomagnetike kanë disa efekte anësore të padëshiruara. Ato mund të çrregullojnë furnizimin me energji elektrike, komunikimet dhe satelitët. Disa shkencëtarë dyshojnë se ato ndikojnë edhe në orën biologjike të njerëzve dhe shkaktojnë ndryshime në presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Astrofizikani rus Sergei Bogaçov thotë se kjo është stuhia më e fuqishme në 18 muajt e fundit.

Agjencia Meteorologjike Amerikane tha se këto shpërthime nuk janë të rrezikshme dhe nuk ka gjasa të kërcënojnë planetin.

Kjo nuk është asgjë në krahasim me stuhinë e madhe diellore e 1859 – stuhia më ekstreme diellore e regjistruar ndonjëherë – kur dritat e veriut mund të shiheshin edhe në Bahama.

Raporti nga Akademia Kombëtare Amerikane të Shkencave thotë se “skenari më i keq i stuhisë” mund të shkaktojë dëme deri në disa miliardë dollarë në vitin e parë, dhe botës do t’i duheshin katër deri në 10 vjet të rimarrë veten, transmeton KosovaPress.

Për fat të mirë, stuhia aktuale ndoshta do të mbahet mend vetëm si “forcim” i dritës polare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *