Sot, nënshkruhet marrëveshja e “policimit të përbashkët rrugor mes policisë së Kosovës dhe policisë së shtetit Shqiptarë ne territorin e Republikës se Shqipërisë”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se sot (29 Maj 2019) në orën 16:30 në Drejtorinë Rajonale të policisë në Prizren, do të nënshkruhet “Memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes policisë së Kosovës dhe policisë së shtetit Shqiptarë ne territorin e republikës se Shqipërisë”.

Njoftohet se marrëveshja do të nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit QALAJ dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptarë Ardi VELIU.

Patrullimet e përbashkëta në rrugët e Shqipërisë organizohen gjatë stinës së verës, kur fluksi i qytetarëve që e vizitojnë bregdetin shqiptar është i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *