Sot, në Gjonaj të Hasit mbahet nata e dytë e Festivalit “Hasi Jehon”

Pas hapjes madhështore të mbrëmshme, sot, në Gjonaj të Hasit mbahet nata e dytë e Festivalit “Hasi Jehon”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit Kujtim Gashi dhe shumë mysafirë të tjerë morën pjesë në hapje.

Në natën e dytë,  përveç  Grupeve nga Kosova marrin pjesë edhe ShKA “Jahi Hasani”  (Çegran- Gostivar), Rapsha (Malësi e Tuzit) dhe Ansambli Nakem nga Bursa e Turqisë.

SHKA-të nga Kosova që do ta paraqesin programin sonte janë: “Katarina Josipi” (Zym), “Drenica” nga Skendeaj, dhe “Muharrem e Xhevat Qenaj” nga Ramaja./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *