Situata e sigurisë dhe shqetësimet e qytetarëve për ariun temë e mbledhjes së sotme të KKSB-së në Prizren

Sot, më 6 qershor 2019 (e enjte), mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. 

Mbledhja do të mbahet në ora 10:00 në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë mbledhje do të paraqitet raporti nga Policia e Kosovës rreth gjendjes së sigurisë në Komunën e Prizrenit; do të diskutohet rreth, rritja së nivelit të sigurisë së qytetarëve, përmes parandalimit dhe bashkë luftimit të dukurive negative dhe krimit, si dhe parashihet të jepen rekomandimet e KKSB-së për organet gjegjëse.

Gjithashtu do te jepet edhe informatë nga Drejtoria e Bujqësisë lidhur me shqetësimin e qytetarëve nga ariu./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *