Siguria e pushuesve në plazh

Në mendjen e çdo qytetari me fillimin e pushimeve verore fillon edhe realizimi i pushimeve të merituara. Aq sa lenojnë kushtet dhe ana materiale e familjeve realizohen edhe mënyrat dhe shfrytëzimi i pushimeve të tyre qoftë në brigjet e lumejve, në pishina, plazhet e liqejve në vend ose plazhet e bregdetit në regjion e më gjërë.

Shkruan: Gazmend Badivuku

Hapësirat dhe lokacionet e vendeve të destinuara për pushime mund të fshehin edhe ndonjë kërcënim për pushuesit eventual. Dihet se kërcënimet mund të vijnë në ambientet si në ato malore, fushore, brigjeve të lumenjëve, liqejve, në plazhe etj.

*Sa janë të sigurta këto vende ?

Dihet botërosht se pushimet verore janë momente nga pjesët më të dashura të gjithë fëmijve që mbahen  gjatë në mend.

Pushimet vjetore në vendet rurale e sidomos për fëmijët paraqesin një rezik shtesë sepse në hapësira të gjelbëra mund të kërcënohen nga gjarpinjët, rriçlat, pickimi i bletëve si dhe insekteve tjera.

Sa i përket temperaturave të larta në brigjet e lumenjve, liqejve si dhe pushuesve e të gjithë moshave në plazhet e bregdetit lypet kujdes nga rrezitja si dhe djegëjet e lëkurës. Dermatologët këshillojnë mënyrat e ndryshme të preventivës dhe mbrojtjes nga rrezet e diellit e kryesisht në periudhën e vapës nga ora 11:00-16:00 h.

Natyrisht se parandalimi sipas dermatologve fillon me lyerjen e trupit me vajra dhe krema mbrojtëse nga rrrzet e diellit. Varësisht nga mosha preferohen edhe syza dhe kapelë mbrojtëse.

Edhe mjekët në prononcime dhe këshilla të ndryshme në media sugjerojnë për konsumim të shtuar të pemve të stinës si dhe langjeve freskuese.

Këtë vit fillimi i sezonit turistik në plazhet e bregdetit shqiptarë për fat të keq shënuan edhe viktimat e parë që humbën jetët në dallgët e detit.

Sipas rregullave në kohën e dedikuar për pushime verore plazhet duhet të kenë :

-Vrojtuesin kujdestar në plazh

-Udhëzuesin për pushues

-Numrat e telefonëve emergjent

-Flamujt sinjalizues për siguri

-Rojen e sigurimit

Detyra kryesore i takon vëzhguesit kujdestar që kujdesen për pushuesit e sidomos për ata të moshës së re.

Shpesh ndodhë që në plazhet tona të mos i kenë vrojtuesit, udhëzimet e shkruara si dhe rojet e sigurisë.

Si duket ende niveli i vetëdijes i administruesve në plazhet tona është nën nivelinin e duhur dhe joprofesionale andaj dhe ndodhin situata të rrezikshme dhe fatkeqësitë e ndryshme.

Një nga reziqet shtesë në plazhet tona janë edhe atrakcionet individuale si mbajtja dhe defilimi në mes të pushuesve në plazh me gjarpër dhe arushin për foto çasti.

Është realitet që në plazhet e njohur në bregdetin shqiptar të shifet pa ndonjë problem qytetarin që mban me zinxhirë ariun duke shetitur në mes të pushuesve dhe me zë kumbues fton çuna dhe goca për foto si kujtim për FB dhe Instagram nga plazhet më të bukura shqiptare.

Plotë fëmij kurioz, me miratimin e prindëve fillimisht i prekin, mikelojnë e pastaj dhe fotografohen me ariun.

Duke e pas parasysh se temperaturat e larta dhe tretmani joprofesional ndaj ariut nuk përjashtohet mundësia të mos ndodhë edhe ndonjë kërcënim për pushuesit e rastit që do të kishin pasoja tragjike.

Pa shumë analiza mund të thuhet se sistemi i sigurisë në letra, dokumente, rregullore është në nivel të lartë, kurse praktikat dëshmojnë ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *