Shumëçka tjetër mund të jetë vetëm qeverisje e duhur për Prizrenin e bukur nuk është

Ky grusht njerëzish i cili është në Shtëpinë e Bardhë të Prizrenit, në krye të ekzekutivit të drejtorive dhe sektorëve udhëheqëse kanë mbetur një flluskë e ujërave mashtruese për qytetarët si propagandë gjatë fushatës së fundit elektorale.

Shkruan: Sherife Balaj:

Këta, kishin bërë marrëveshje me shumicën e partive garuese në Prizren, duke pretenduar me çdo kusht ta largojnë qeverisjen e “vjetruar” të PDK-së, për të sjellë një frymë tjetër dhe të “bashkuar” me partitë si: LVV, LDK, NISMA dhe partitë e komuniteteve jo shumicë.

Krejt ky mashtrim ndaj qytetarëve të Prizrenit mori fund vitin e dytë pas ardhjes në pushtet, duke larguar nga koalicioni partinë e NISMA-s për bërrylat e tyre KUSH ESHTE ME I FORTI?, pastaj me acarimet jo të vogla mes LVVsë dhe LDK-së ku shtyrja për dominim pushteti rezultoi në largim pa njoftim partnerin tjetër nga koalicioni, siç ishte LDK-ja dhe prishja e raporteve mes partive të komuniteteve të cilat, ishin bërë pjesë e qeverisë Hoti në qendër.

Unë si Anëtare e Kuvendit Komunal të Prizrenit, nuk mund ta gjejë një projekt të realizuar nga ky pushtet me të cilin do të krenohesha në të ardhmen si pjesë e Kuvendit gjatë këtij mandati.

Çdo rrugë ekzistuese në komunën e Prizrenit është realizuar nga qeverisja e kaluar, çdo objekt shkollor, shëndetësor, administrativ, kulturor janë nga e kaluara.

Banimet sociale kanë qenë të planifikuara dhe të realizuara, shpërndarja e parë ishte me: 82 banesa për familjet e dëshmoreve, 5 banesa për familjet e invalidëve të luftës, 2 banesa për familjet e veteraneve të luftës, 3 për rastet sociale.
Në shpërndarjen e fundit 2017 ishin tek lagjeja “Përtovë”, 60 banesa për familjet e dëshmoreve, 5 banesa për veteranet e luftës, 10 banesa për invalidët e luftës dhe 15 banesa për rastet sociale, gjithsej 182 banesa të realizuara nga qeverisja e kaluar.

Kishte filluar edhe një objekt me 30 banesa, ende pas 3 viteve të këtij pushteti nuk ka përfunduar ndërtimi i tyre, qysh dhe pse vetëm ata e dinë.

Shtëpia e kujdesit ndaj të moshuarve kishte filluar fazën e ndërtimit, tash e tri vite në pushtet ende nuk e kanë afër përfundimit.

Nëse flasim për planifikimin e objekteve të çerdheve publike në Prizren, me marrëveshje të qeverisë kishin filluar qeverisja e kaluar lokale, pas tri viteve Mytaher Haskuka dhe të tjerët, të cilët janë në pushtet planifikojnë të vendosin çmimet prej 80Euro, pagesa për shërbimet që do ti marrin fëmijët e familjeve në komunën tonë.

Këto pagesa janë shumë të larta dhe dallojnë nga shuma të cilën e kanë komunat e tjera në çerdhe publike, ku varjojnë prej 30 ose 50 Euro.
Kjo është thjeshtë një vjedhje ndaj qytetarëve sidomos për nënat vetushqyese.

Nuk mund ti harrojmë shpenzimet e lluksit për dreka e darka gjatë vitit 2018- 2019, arsyetimet e tyre janë mashtrime ndaj taksa paguesve prizrenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *