Shumë shpejt do të vihet gurthemeli për stadiumin kombëtar

Kosova shumë shpejt do të bëhet me stadiumi kombëtar të futbollit i cili do të ndërtohet në Korroticë të Drenasit.

Tashmë është bërë një kohë e gjatë që është planifikuar ndërtimi i këtij stadiumi, mirëpo duket se pritjes së shumë sportdashësve po i vije fundi, pasi në muajt qershor-korrik, pritet të vendoset gurthemeli për ndërtimin e këtij stadiumi.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, i cili gjatë ceremonisë së përurimit të stadiumit në Viti, tha se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejtë, pasi që në Kosova ka kërkesa për një stadium të tillë, me një kapacitet me 30 mijë ulëse.

“Gjatë muajit qershor-korrik, Kosova do ta vendosë edhe gurthemelin për ndërtimin e stadiumit kombëtar, i cili do t’i ketë 30 mijë ulëse, sepse siç po e shihni edhe në ndeshjen e fundit që e kishim me Danimarkën dhe me Bullgarinë, shumë sportdashës janë të interesuar që ndeshjet t’i shohin në stadium, por kapacitetet janë të vogla, prandaj jemi duke bërë një punë të madhe që t’i mundësojmë edhe qytetarëve, si dhe sportdashësve t’i përjetojnë rezultatet, suksesin dhe kënaqësinë brenda stadiumit” tha Gashi.

Kohë më parë, ministri Gashi ka deklaruar për media se në bazë të hartimit të projektit, kompania e cila do të fitojë të drejtën për ndërtimin e këtij stadiumi sipas të gjitha gjasave pritet të jetë ndërkombëtare.

Ky stadium pritet të kushtojë rreth 40 deri në 50 milionë euro.

Ndërtimi i këtij stadiumi, pritet të marrë kohë deri në 3 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *