Shtatë aktakuza për 24 orë

Në Prokurorinë Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale: “Sulmi”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”, “Vjedhja e shërbimeve”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Gjatë 24 orëve Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit Z.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 248 të KPRK-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *