Shqyrtohet vendimi për themelimin dhe emërimin e komisionit për plotësim ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të Prizrenit

Të martën do të mbahet Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ndërsa të enjten mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Ndër pikat që do të shqyrtohen janë Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin dhe emërimin e komisionit për plotësim ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të Prizrenit, themelimin e zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit, propozim vendimit për caktimin e destinimit të tokës ndërtimore sipas Planit Zhvillimor Komunal, dhe i propozim vendimit për rregullimin e kompensimit me marrëveshje të tokës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe pronarëve të tokave.

Si pikë e rendit të ditës gjithashtu parashihet edhe informata rreth kontestit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe N.SH.T “Malik Impex”./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *