Shqetësimet e kuvendares Dafina Alishani: Çka po ndodh me Shatërvanin me zbukurimet China Town e Kahraman maras

Kuvendarja Dafina Alishani përmes një reagimi në faqen e saj në Facebook është shprehur e shqetësuar me atë që po I ndodh qytetit dhe sidomos Shatërvanit siç shprehet me zbukurimet China Toën e kahraman maras

Reagimi i plotë:

Sot e kisha një mysafir nga Turqia.
Thash t’ja prezentoj Prizren’in, e sidomos Shadërvanin.
Çka të prezentoj.
Në një rrugicë ke zbukurime të China Toën, në qoshen tjetër Kahraman maraş dondurmasi, në tjetrën edhe aty kahraman maraş dondurmasiiiiiii. Tybe ai në Kahraman maraş idenë nuk e ka se ku jemi. 
😒
Mendoj që një rregullore për Shadërvan do të ishte mëse e duhur.
Po ashtu i përshëndes ëmbëltoret “Zdravlaki” dhe “Banana Split”- in 
🙂, Irfan tatlixhinë nuk e mbrojtëm, e as këto nuk e kanë lehtë hiç, thash 😒

*Mos të keqkuptohem investitorët e huaj e kulturat e ndryshme janë mëse të mirëseardhur në vendin tonë, por jo në zonën historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *