Shpërthejnë ata që e duan ndryshe Lirinë: Kur kuzhinierët udhëheqin klubin dhe këngëtarët luajnë futboll…

Klubi I futbollit “Liria” po largohet nga superliga, u ndëshkua nga injoranca, arroganca, papërgjegjësia, mendjemadhësia dhe infatiliteti.

Na kujtohet kur u shfaq një agrement, si shpëtimtar i klubit, “kuzhinieri” u bë kryetar i klubit, ky aguridh dhe ogur i zi në krye të klubit, të gjithë ishin të hutuar, si mund të  ndodhte një gjë e tillë, si ka mundësi që ky afion ta udhëheqë  klubin e futbollit “Liria”,  a nuk ka qyteti ynë njerëz të merituar që ta udhëheqin klubin.

“Këtë ditë e kemi pritur”, kështu kishte deklaruar njëri nga avarristët e sapoardhur të “kuzhinës nisma”, kjo fjalë që në dukje nuk la përshtypje, duket se ishte shumë domethënëse. Menjëherë filluan spastrimet, u sulmuan meritorët dhe u favorizuan lojalistët,  në klub u sollëm njerëz partiak dhe të pa aftë, pa kurrfarë kriteri dhe pa kurrfarë vlere.

U bënë bashkë ata që i thanë jo me ata që i thanë po sportit serb, sportdashësit e indinjuar dhe të revoltuar si në amulli shikonin, si “kuzhinierët e molerët” udhëheqin klubin.  E këta ajoheshin dhe mundoheshin të bindnin qytetarët se çdo gjë ishte në rregull dhe shumë shpejtë do të befasohen dhe mrekullohe me ndryshimet dhe aftësitë e tyre, koha do të tregoj thoshin, se ne kemi të drejtë. Tani, në agoni këta akçi qëndrojmë para pasqyrës si akullaq dhe pyesin veten, si u bë kjo punë, mos ndoshta jemi tepër allçak?

Alegoritë, eliminimi i njerëzve meritor e të ditur dhe mospërfillja e tyre nga menaxhmenti infatil, qoi në degjenerimin e klubit dhe zhgënjimin e opinionit sportdashës. Krekosja e “kuzhinierit” dhe shokëve të tij amorf, fjalori i ndytë e vulgar, sjellja arrogante, injorimi i të tjerëve, formimi i grupacioneve, përjashtimi i lojatrëve vendor, sjellja e këngëtarëve në vend të futbollistëve, ishin pjesë përbërëse e punës së  udhëheqjes së re, që me të drejtë u quajt “kuzhina e lirisë”.

“Ndryshimi pozitiv” në KF Liria, u vërejt që në fillim me ardhjen e “kuzhinierit dhe molerit”. Nuk mund të kishte ndryshime pozitive me njerëz antropoid e mediokër. Këta anakronik, duket se kishin për mision “shkatërrimin e klubit dhe vlerave të tij”. 

Gjatë tërë vitit qytetarët  druanin nga kuzhina e andrallave, druanin nga më e keqja dhe vështirë se mund të mund të ndodhte ndryshe me këtë kastë angërdufësh dhe me këta lojtarë këngëtarë, pos rënja e klubit nga superliga.

Afrimi i njerëzve sipas afërsisë partiake, mungesa e takimeve dhe vendimeve përmbajtjesore, mos kushtimi i vëmendjes ndaj njohësve dhe dashamirëve të sportit, emërimi i demagogëve në vendet ku nuk duhet të emëroheshin, luftimi dhe shantazhimi i atyre që mendonin ndryshe, i hapi rrugë veprimeve të kluonëve të sillen si akinxhi.

 Nuk mund të pritej tjetër, klubi u ndëshkua nga injoranca, arroganca, pa përgjegjësia, mendjemadhësia dhe infatiliteti i kuzhinierëve dhe molerëve prandaj “Liria”  u  largua,u largua  shumë keq nga superliga.

Demagoget  harxhuan mbi 200.000 eu para te taksapaguesve prizrenas dhe shume para te tjera nga donatoret dhe ne fund kur  klubi ra per toke dhe s’kishte me shpresë per mbijetesë ,nisen edhe me u marre edhe me pazare. Nëse klubi nuk privatizohet, apo nuk jepet ne menagjim ,zoti e di kur mund të kthehet në elitën e futbollit kosovar.

Që kjo të ndodhë, dikush duhet të veproj, po kush?

Pas këtij shkrimi qëndrojnë një grup prej 27 personave adhurues të Lirisë, sportistë dhe donatorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *