Reagojnë Shoqatat e zejtarëve: Komuna e Prizrenit pasyrë jo e mirë e afarizmit dhe të bërit të biznes

Shoqata e Zejtarëve, Shoqata Esnaf dhe Shoqata Sofra kanë reaguar kundër veprimeve të Inpsektoratit Komunal në ABI Çarshi.

“Pa u implikuar në proceset ligjore , ne si komunitet i biznesit , mendojmë që çështja e rënimit të objekteve afariste në sezonë nuk është pasqyrë e mirë e afarizmit dhe të bërit biznes sidomos në kohën ku prezenca  dhe frekuentimi i bashkëatdhetarëve dhe vizitorëve të huaj është i madh”, thuhet në fillim të reagimit të tri Shoqatave.

Më tej në reagim thuhet se “po ashtu edhe kontrollet e shtuara nga ana e inspektoriateve të ndryshme ndaj bizneseve në sezonë janë mjaftë rënduese.

Prandaj mendojme dhe kërkojmë që të gjitha këto veprimet te prolongohen deri në perfundimin te sezonit, thuhet në reagimin e ZES-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *