Shkodran Kryeziu: Mytaher Haskuka nuk ka as vizion e as vullnet për të qeverisur këtë qytet

Kuvendari I PDK-së Shkodran Kryeziu përmes një reagimi në faqen e tij në rrjetin social, thotë se Mytaher Haskuka me suficit 5 milionësh nuk ka as vizion e as vullnet për të qeverisur me këtë qytet,

Reagimi I plotë:

Kryetari i Komunës së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, dje u shfaqën në përurimin e këndit të lojërave për fëmijë në dy lokacione të ndryshme.

E këto përurime a t’i marrim si mburrje apo si tendencë për të mbuluar humbjen e madhe që i shkaktoi Mytaher Haskuka në menaxhimin e parasë publike qytetit të Prizrenit, duke i shkuar hiq më pak se 5 milion në suficit.

Kjo do të thotë se ju nuk keni as vizion e as vullnet për të qeverisur këtë qytet.

Fatbardhësisht i erdhi fundi qeverisjes më të errët që ka pasur Prizreni, dhe gjithashtu ju do të mbaheni ndërmend si kryetari më i dobët i qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *