ShHB “Bereqeti” fton të ndihmohet në aksionin humanitar për t’i gëzur fëmijët për Kurban Bajram

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” fton të gjithë ata që kanë  mundësi të ndihmojnë në aksionin për përgatitjen e dhuratave për fëmijë. “Ta gëzosh një fëmijë dhe për një çast ta bësh të ndihet i lumtur” thuhët ndër të tjera në ftesën e Shoqatës.

Ftesa e plotë:

Në vazhdën e aktiviteteve të Shoqatës Humanitare Bamirëse BEREQETI, me rastin e Kurban Bajramit ka filluar aksioni për përgatitjen e dhuratave për fëmijë!

Fëmijët janë gëzimi, lumturia dhe ardhmëria e vendit. Investimi në fëmijë është investimi më i mirë. Ta gëzosh një fëmijë dhe për një çast ta bësh të ndihet i lumtur, e ke bërë të lumtur gjithë botën! Prandaj ju drejtohemi të gjithë atyre që janë të interesuar për ta ndihmuar aksionin, për të kontribuar në këtë drejtim, një pako ka vlerën 2,5€. Këtë mund ta bëni nëpërmjet Këshillave të BIK-ut, koordinatorëve, imamëve dhe gjiro llogarisë rrjedhëse zyrtare të BIK-ut NLB – Prishtina Account no.& IBAN:XK05 1700200100103672 , SËIFT Code (BIC): NLPRXKPR , numrat kontaktues: +383 44261121 & +383 49 733678.

Kontributi juaj është gëzimi i fëmijëve !

Dhurata e Kurban Bajramit 2020.

Ti gëzojmë fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *