Sherife Balaj: Keq menaxhimi nuk ka brina. Zgjohu Mytaher mbroje qytetin dhe qytetarët e Prizrenit!

Kuvendarja e PDK-së Sherife Balaj ka reaguar duke e ngritur shqetësimin për lënien nën mëshirën e kohës të objektit të QMF-së (AMF) në Lubizhdë tëë Hasit (Lugishtë), e cila tash e 2 vite nuk punon fare dhe objektin e kanë kapluar shkurret…

Reagimi i plotw i kuvendares Sherife Balaj

Keq menaxhimi nuk ka brina

Zgjohu Mytaher mbroje qytetin dhe qytetaret e Prizrenit!

Ky është nje objekt i mbyllur i shendetit primar në kohë PANDEMIE.

Shumë njerëzisht po ju shkruaj dhe po ju drejtohem edhe publikisht, pa dallime sepse problemet tona janë te përbashkëta dhe PANDEMIA nuk benë dallime në njerëz.

Problemi ka të bëj me QMF-në (AMF) e Lubizhdes së Hasit (Lugishtë), e cila tash e 2 vite nuk punon fare dhe objektin e kanë kapluar shkurret dhe çdo gjë tjetër përpos kujdesit primar shëndetësor për të cilin kanë nevojë mbi 3500 banorë të atij Fshati.

Fshati Lubizhde i Hasit ka 35 km largësi prej QKMF-së së Prizrenit, po ashtu i bashkëngjitet fshati Dedaj me 26 km largësi prej QKMF-së, dhe të vetmet shërbime primare të cilat merren janë nga QMF në Ramajë.

Unë si Asambliste, kam pasur shumë ankesa dhe diskutime në Seanca te Kuvendit Komunal te Prizrenit, dhe përmes email-ave tek drejtori i kaluar, ku kam shprehur shqetësime të banoreve për zgjatje të orarit të shërbimeve sepse nga një herë as orarin të cilin e kanë nuk mund ti gjesh aty, dhe nevojat për shërbime primare nga 5 fshatra sa i mbulon ajo QMF janë shumë të mëdha, sidomos gjatë kësaj pandemie COVID-19.

Ju lutem për të 100 tën herë merrni shumë seriozisht kërkesat tona, mos na detyroni të presim në radhët e dyerve të ordinancave private, me pensionist të cilët nuk mund ta përballojnë asnjë shërbim të tillë dhe familje te cilat punojnë jashtë vendit për te paguar taksat komunale, me te cilat taksa ju keni keqpërdorur mijëra Euro gjate vitit 2018- 2019 vetëm për dreka e darka zyrtare dhe vizita brenda e jashtë shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *