Shaqir Totaj: Nga “shpresa e qytetit” edhe pse fiktive, VV janë shëndrruar ne turpin e qytetit të bukur të Prizrenit.

Kryetari i Degës së PDK-së Shaqir Totaj ka reaguar për shtimin e numrit të të prekurve me COVID 19, në Komunën e Prizrenit. Zhvillimet e fundi tai i quan paradoks.

Reagimi i plotë:

Ne komunën e Prizrenit:
– Drejtor të Shëndetësisë nuk ka !
– Koordinatori për menaxhimin e Covid 19
është zhdukur pothuajse !
– Visar Shehu, ne vend se të ndëshkohet

për mungesë performances, po
avancohet !
– Myta në pritje të instrukcioneve nga
lidershipi i VV është shëndrruar ne
vërojtues pasiv !

Qytetarët e Prizrenit të zhgënjyer kujtojnë premtimet megallomane për rikthimin e shpresës, tani më përfundimisht të humbur, nga po ata të cilët gënjyen se do ta kthejnë !

Pasojë e kesaj menyre te (mos) funkcionimit është:
– rishtazi kemi dy teknik medicinal te
infektuar me covid 19
– personat të cilët kishin kontaktuar me të
infektuarit automatikisht do të duhej te
testohen por që nuk ka ndodh !
– nuk ka masa per izolim te stafit me të cilët
të infektuarit kan punuar !

Ndodh edhe ky paradoks, nga të dyshuarit që kishin pasur kontakt me të infektuarit kërkohet “Të Bëjnë Kërkesë Për Tu Testuar” !

Nga “shpresa e qytetit” edhe pse fiktive, VV janë shëndrruar ne turpin e qytetit të bukur të Prizrenit.

Injoranca nuk paska kufij !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *