Visar Islamaj ironizon me premtimet e Beni Kizollit, drejtorit të ri të DUPH në Prizren

Sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Prizren, Visar Islamaj, ka ironizuar në faqen e tij në Facebook me premtimet e Beni Kizollit, i emëruar nga kryetari I Komunës së Prizrenit, drejtor i Urbnanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, emërim të cilin e ka bërë publik vet Beni Kizolli..” Unë me emën të Zotit metrobusin do ta pres në fshatin Vlashnje, e drejtë e në Cylen,  meqë e patën premtu me sa di njëfar teleferiku, deri në Cylen se deri në Kala pak iu duk” shkruan ndër të tjera Islamaj., duke ironizuar me premtimet e Kizollit.

Reagimi i plotë:

Një i ngarkuar i Mytaher Haskukës, sot, paska marr yrysh të madh. I paska hy thellë e thellë historisë së planifikimeve të qytetit të Prizrenit. Hajri e daft, paska me na bo qirak.

Këtyre që i japin zor në start, Ramadan Muja ju thoshte, “të rrnofshin fjalët.

Beni, të rrnofshin fjalët, ngase veq fjalë do të mbeten në historikun e udhëheqjes tuaj si drejtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *