Sa i vlerëson Komuna e Prizrenit ankesat e qytetarëve?

Komuna e Prizrenit në vend të përgjigjes në ankesat e qytetarëve ka vendosur që t’i “zhduk” ato duke i fshirë, nga faqja zyratre në FB.

 Shkruajnë: Erblina Kallabaku, Fidane Bajmaku

Jemi dëshmitare dhe kjo nuk është hera e parë që punëtorët e Komnës së Prizrenit  i fshijnë ankesat në faqen zyrtare të Komunës në rjetin sociale (facebook).

Lajmet ne rrjetet sociale  (face book tweeter Instagram etj) kanë nisur të bëhen trend botëror, dhe fatmirësisht ose fatkeqësisht Kosova nuk është në përjashtim, sepse kornizat e rrjeteve nuk janë aq të komplikuar për shfrytëzim.

 Realisht është tejet i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë përdorimi i rrjeteve sociale, e që  janë hapësirë për komunikim për tema të interesit publik. Andaj edhe Institucionet këtë formë të komunikimit me publikun e zgjedhin si rrugetim më i lehtë, ndërsa qytetarët për te shprehur mendimet dhe pakëkenaqesitë e tyre .

Mos zbatimi i kornizës ligjore që garanton lirinë e mendimin dhe të shprehjes, si dhe mos ndëshkimi i padrejtësive ndaj shoqëris civile, janë vetëm dy nga problemet që assesi nuk mund të shmangen kur flasim për mjedis të sigurt të shoqërisë civile  në Prizren.

Përveç trajtimit të problemeve me të cilat përballen qytetarët në Kosovë, flasim edhe për rastet kur institucionet nuk kanë treguar rritje të vetëdijes për çështjet që prekin lirinë e shprehjes.

Megjithatë ne rjetin social ne facebook, në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, para disa javësh është bërë diskrimin ndaj ankesave të qytetarëve. Drejtuesit e kësaj faqeje janë jo profesioniste deri në ekstremin sa  kanë filluar ti shlyejnë ankesat që vijn nga qytetaret të Prizrenit. Ky është një lloj rrethi vicioz që kam frikë se nuk na sjell gjëkundi.

Ne konsiderojmë që  udhëheqësit e Kuvendit Komunal të Prizrenit  duhet të zbatojnë obligimin ndaj ankesave që vijn prej qytetarëve dhe përveç që duhet të ju ëprgjigjen duhet edhe të angazhohen në zgjidhjen e problemeve, oprandaj zyrtarët më të lartë duhet të marrn masa ndaj këtij  fenomeni i cili shkel të drejtën e fjalës.

Mosndëshkimi i secilit keqpërdorim e kthen sistemin mbrapa, secilën herë dhe kjo është përveç e trishtueshme edhe shumë e rrezikshme, sidomos kur flasim për  mendimet dhe shprehjen e lirë, për shkak se guximi i  qytetarëve duhet të zhvillohet në proporcion me mbështetjen e sistemit, e jo në kundërshtim me të,

Kështu që  ky është njëfarë procesi hallkor, ku neglizhenca e një pjese të sistemit, çon deri te dështimi i pjesës tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *