Rruga “Xhevat Berisha” dhjetë ditë në terr, reagon Ilir Baldedaj i quan të paaftë, Haskukën dhe drejtorët e tij

Këta që u mblodhën i madh i e i vogël deri të ma i madhi i tyre për të bëtrë fushatë në ditën e përvjetorit të viktimave, në Lagjen Tusus, po e dëshmojnë se e patën aktrim atë që e thanë në përkujtim, shkruan Ilir Baldedaj në rrjetin social dhe shkrimin e shoqëron me disa fotografi.

Rruga Xhevat Berisha nga spitali ka dhjetë ditë që është pa rrymë.

Banorët e lagjes dhe sidomos femrat kanë frikë të dalin në rrugë në orët e mbrëmjes, sepse terri është i frikshëm.

Këta që me fjalë shesin patriotizëm, me vepra po tregohen të padijshëm  dhe përveç kësaj edhe të patrurpshëm.

Dhjetë ditë rruga kryesore e Lagjes Xhevat Berisha pa rrymë.

Edhe çka duhet të ndodh në Prizren që Mytaher Haskuka ta kuptoj, se përveç që është vet i paaftë, ka mbledhur rretj vetes edhe një grumbull të paaftësh.

Tjetër shpjegim nuk ka situata aktuale në Prizren, shkruan Baldedaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *