Rriten dyshimet për keqpërdorime të zyrtarëve komunal të Qeverisë Haskuka

Vetëvendosje i akuzoi zyrtarët e Ramadan Mujën për keqpërdorime  edhe në tenderët e Festivalit “Zambakut i Prizrenit”.

Për Zambakun e Prizrenit së paku në dy vitet e fundit kur u mbajt Festivali, qeveria Ramadan Muja ndau, rreth 20 mijë euro për këtë festival, ndërsa u akuzua se zyrtarët e tij e kanë keqpërdor paranë publike.

Qeveria e Mytaher Haskukës, këtë vit ndan më shumë se 50 mijë euro për të njëjtin aktivitet.

Zyrtarët e qeverisë Haskuka ndajnë para, pastaj kur e kuptojnë se ato para s’kanë ku i derdhin, themelojnë OJQ, dhe në fund shpallin edhe tender. Ka dyshime të bazuara, të cilat duhet t’i vërtetoj prokuroria se disa institucione nuk pranuan që këto mjete të kalojnë nëpër xhirollogaritë e tyre, për të ua shpërlarë këto para, prandaj në momentin e fundit u gjet zgjidhja. U themelua një OJQ.

Mund t’i mbulojnë mirë me letra keqpërdorimet dhe të dalin “të bardhë” para prokuorisë por në opinionin publik po rriten dyshimet për keqpërdorim të parasë publike nga zyrtarët komunal të qeverisë Haskuka.

A ka edhe dyshime të tjera në tenderin që është shpallur, për organizimin e Festivalit të sivjetëm. Kush do ta fitojë tenderin për Organizimin e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”. Kush i ka bërë paramasat dhe kush ka konkurruar në këtë tender.

A do të ju jepet tenderi OJQ-ve apo bizneseve që veprimtari e kanë organizimet e eventeve kulturore. Përgjigjet do të zbardhen me publikimin e fitusit, dhe pastaj mund te dalin në sipërfaqe edhe dyshimet për pazare…

Të gjitha këto dilema, për njohësit e rrjedhës së organizimit të edicionit të sivjetmë, i rrisin dyshimet se keqpërdorimet në kohën e Mytaher Haskukës dhe këto dyshime bëhen dyfish më të mëdha se në kohën e Ramadan Mujës./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *