Rreze L. Hoxha ironizon me Haskukën: Në kryeqytetin historik edhe çerdhet publike duhet të jenë më të shtrenjta

Kundërshtime e kritika ka adresuar shoqëria civile dhe opozita në Prizren kundër veprimeve të fundit të Qeverisë lokale në Prizren rreth çerdhes publike në lagjen 11 Marsi. Shoqëria civile dhe opozita kanë shtruar pyetjen përse duhet të quhet çerdhe publike nëse çmimi është 80 euro dhe përse u desht të investohen mjetete e taksapaguesve për këtë çmim kaq të lart.

Kuvendarja e PDK-së Rreze L. Hoxha, ka ironizuar me kryetarin e Komunës së Prizrenit. “Nëse jemi kryeqytet hostorik edhe çerdhet publike duhet t’I paguajmë më shtrënjtë shkruan ajo”.

Reagimi i plotë:

Prizreni si kryeqytet historik tash e tutje duhet ta ketë edhe jëtën më të shtrenjtë.

Mytaher Haskuka ka vendosur që Prizrenin ta dallojë prej të gjitha qyteteve të Kosovës me çmimin që prindërit e fëmijëve duhet të paguajnë për çerdhe publike…

Edhe çerdhe publike edhe 80 euro çmimi.

KJo ndodh veç në Prizrenin e Mytaher Haskukës sepse në qytetet tjera të Kosovës prindërit paguajnë nga 30 deri në 50 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *