Rreze Hoxha: Tentuan t’i “detenderizojnë” aktivitetet e shkatërruan tërësisht kulturën

Kuvendarja e PDK-së Rreze Hoxha e ka akuzuar Drejtorinë e Kultuërs Rinisë dhe Sportit se për një vjet i ka degraduar skajshmërisht aktivitetet kulturore, rinore e sportive.

Në fjalën e saj Rreze Hoxha tha se “është viti i dytë që Komuna e Prizrenit me vetëdije të plotë po e degradon aktivitetin Kulturor, Rinor e Sportiv”.

“Që nga instalimi i pushtetit të ri Kultura në Prizren, po degradohet deri në subvencionimin e aktiviteteve të llojit një kafe turke, dhe të cilat nuk janë as turizëm e hoteleri, por janë Kulturë Rini e Sport. Drejtoria për Kulturë Rini e Sport nuk e ka asnjë vizion për zhvillimin e aktiviteteve Kulturore, Rinore e Sportive, Përkundrazi në këto një vjet ë gjysmë po e degradon edhe traditën Kulturore e Sportive”tha ajo.

Me tej kuvendarja Hoxha tha se vitin e kaluar qeveria lokale u frikësua nga Festivalet dhe pa aftësinë u munduat ta fsheh në tentimin tuaj për t’i “detenderizuar” aktivitetet  kulturore, Rinore e Sportive.

“Kështu e thatë ndërsa pasi e humbët një vit e tenderuat “Zambakun” dhe keni ndarë edhe mjete shtesë përveç tenderit” tha kuvendarja Hoxha dhe pyeti.

Sa mjete janë ndarë për Zambakun e Prizrenit përveç tenderit. Në xhirollogari të cilit subjekt janë ndarë këto mjete?

Pse nuk bëhen publike shumat të cilat iu ndanë OJQ-ve?

Sa mjete ia ndau vetes drejtori për aktivitetin e OLD tajmerave?

Ku ka mbetur Festivali për fëmijë “Fluturat” me cilin vendim e keni ndaluar këtë festival, i cili është themeluar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Kuvendit Komunal?

ndërsa pyetjen e fundit ia shtroi kryetarit, i cili mungonte në seancë…

“Kryetar a jeni të ftuar edhe ju në hetimin e Prokurorisë  ne kallëzimin penal për edicionin e sivjetëm të Festivalit Zambaku i Prizrenit”./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *