Riola Susuri mori vendin e parë në Festivalin Ballkanik ” Perlat e Ohrit “

Nxënësja e klasës së V-të e profesoreshës Besarta Guri Bobaj në Shkollës e Muziëks “Lorenc Antoni”, Riola Susuri tani është nje emër i njohur i talenteve të reja në piano jo vetëm në Kosovë po edhe në Ballkan.

Në festivalin e fundit ballkanik qe u mbajtë në Ohër ajo përkundër qe mori pikët maksimale nuk u dërgua në finale.

Fiton çmimin e parë, juria nuk e dergon në finale Riola Susurin.

Në finale e dergon fituesen tjetër nga Maqedonia për 0.07 pikë më shumë.

Në kategorin A Riola ishte fituese e çmimit të parë së bashku me një kandidate nga Maqedonia.

“Juria vendos ta dergon kandidatën tjetër në finale, kurse mua jo” thotë Riola.

Me rregullore të festivalit ” Perlat e Ohrit ” në Maqedoni, nëse në ndonjë kategori ka 1 apo 2 fitues të çmimit të parë, atëherë fituesit e çmimit të parë shkojnë direkt në finale.

E kjo nuk ndodhi,

“Vetem pse unë isha kandidate e vetme që e përfaqësoja Republikën e Kosovës” deklaroi Riola, e cila pohon se do të punojë pa u ndalur drejt sukseseve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *