Riola e sukseseve të njëpasnjëshme, kudo që merr pjesë me ekzekutim në piano ose me këngë rrëmben çmime

Pasi u shpall me e mira në garat e muzicientëve, “ARSKOSOVA” në edicionin e 15 që u mbajt 1 qershor të këtij viti, Riola Susuri e rrëmben edhe një çmim të parë, këtë herë Festivalin e Këngës për fëmijë ”Fëmijët e Gëzuar 2019″ në Ferizaj.

NË një konkurencë të fortë në mesin e talentëve jo vetëm nga Kosova Riola Susuri nga juria profesionale mori çmimin e parë në Festivalin e Këngës për fëmijë ”Fëmijët e Gëzuar 2019″ në Ferizaj, si dhe u shëprlye si interpretimi më i mirë.

Në këtë festival Riola u paraqit me kënëgën Pranverë në shtëpi, me teskt të  Ramadan Kolukaj, ndërsa me muzikë dhe orekstrim te Nazmi Aliut.

Riloa Susuri po dëshmohet e jashtëzakonshme me suksese të vazhdueshme edhe në ekzekutim të veprave të kompozitorëve të njohur në piano duke e dëshmuar talentin për muzikë edhe si soliste me këngët, në të cilat po dëshmohet me talentin dhe zërin e saj.

Riola Susuri ndryshe mund të quhet Riola e suksesve të njëpasnjëshme, kudo që merr pjesë me ekzekutim në piano ose me këngë rrëmben çmime ./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *