Reagon Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Përmes një reagimi Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, bënë të ditur se po i përcjell me shqetësim lajmet që po qarkullojnë në media për mos akreditimin institucional për një vit. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar.

Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen.

Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *