Sherife Balaj: Komuna e Prizrenit, gënjen e mashtron në skandalin e radhës

Skandali i radhës në qeverisjen Haskuka…!!!, Kështu e nis postimin ne faqen e saj ne rrjetin social FB, kuvendarja Sherife Balaj.

“Se Komuna e Prizrenit nuk ka udhëheqjen e duhur tashme është e qarte, mirëpo mashtrimet ndaj qytetareve janë te patolerueshme dhe te pa pranueshme” shkruan ajo.

Kuvendarja Sherife Balaj e quan mashtrim publikimin e Komunës së Prizrenit.

“I tille është mashtrimi i fundit me rrugët lokale ne fshatin Gjonaj, ku publikohet “investimi nga Komuna ne rrugët lokale”, mirëpo rruga për te cilen komuna flet është e financuar nga nje qytetar (z. Agushaj) i fshatit Gjonaj, pasi qe Komuna kishte parapare rruge me 2m, e qytetari me financim privat e ka realizuar projektin sipas standardeve normale per rruge lokale minimum 4m gjerësi”.

Reagim vjen nga vet banorët e fshatit Gjonaj, shkruan Sherife Balaj. /prizrenisot.com/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *